Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, ishte i dënuar me 1 vjet burgim për “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”

"Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: “Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi " me dënim burgimi prej dymbëdhjetë (12 ) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit", thuhet në njoftimin e policisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 25-vjeçar në Kaçanik pasi ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i arrestuari ishte i dënuar me 1 vjet burgim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Me datën 05.04.2024 rreth orës 09:15, policët e stacionit në Kaçanik, në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar A.B ( M/K) i moshës 25-vjeçar. Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale‘Keqpërdorim i fëmijëve ne pornografi’ me dënim burgimi prej dymbëdhjetë muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia rajonale e Ferizajt ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim teksa ka inkurajuar edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika