Arrestohet 27-vjeçari në Ferizaj për kanosje ndaj nënës së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë arrestuar personin me iniciale A.Th, i moshës 27-vjeçare, i cili kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare

Fotoilustrim

Të shtunën e 17 dhjetorit, Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë pranuar një informacion se mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje.

Tutje Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçyr hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin me iniciale A.Th, i moshës 27-vjeçare.

“I cili shkaku i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mes tjerash Policia ka theksuar se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë nê Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika