Arrestohet 36-vjeçari në Rahovec, iu gjetën dhe sekuestohen mbi 100 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar 36-vjeçari në Rahovec, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dy pushkë me mitraloz dhe 130 fishekë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Të hënën e 30 janarit, është arrestuar një 36-vjeçar është në Rahovec.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Drejnë i janë gjetur dy pushkë me mitraloz dhe 130 fishekë.

“Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Z. M., i lindur në vitin 1987, shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, me datën 30.01.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Dejnë-Rahovec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se “gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar: Një pushkë gjysmë automatike, një pushkë automatike, një mitraloz si dhe 130 copë fishekë të llojeve të ndryshme dhe 26 gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika