Arrestohet 37-vjeçari nga Kosova dhe dy punonjësit e karburantit pas konfliktit në Lezhë

Një ditë më parë një konflikt si pasojë e një mosmarrëveshje ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku një 37-vjeçar nga Kosova akuzohet për "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Shkatërrim prone". Ndërsa, dy punonjësit e karburantit, të përfshirë në rast me të cilët u konfliktua, do të hetohen për "Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim"

Policia shqiptare

Një 37-vjeçar nga Kosova dhe dy punonjës të karburantit që u përfshin në një mosmarrëveshje një ditë më parë në Tale të Lezhës, janë vënë në pranga, raporton TopChannel.

Ndaj 37-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.

Ndërsa dy punonjësit pritet të hetohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Konflikti, që dyshohet se nisi për motive të dobëta, ndodhi një ditë më parë, rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lezhë-Milot.

37-vjeçari i ka goditur fizikisht dy punonjësit dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që t’i përplasë duke u rrezikuar jetën, njofton policia, transmeton Portali Dukagjini.

Si pasojë e sherrit, mbeti i plagosur një nga punonjësit, që ndodhet në spital dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika