Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj për dhunë në familje

Një person është arrestuar të enjten e 5 janarit në Ferizaj, pasi i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë në familje duke sulmuar bashkëshorten dhe vajzën e tij

Ilustrim

Një person është arrestuar të enjten e 5 janarit në Ferizaj për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes. Ndërsa, siç njofton PK, personi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten  dhe më pas edhe vajzën e tij.

Sipas të dhënave, personi i arrestuar është i moshës 41-vjeçar, bashkëshortja e moshës 37-vjeçare, ndërsa vajza e moshës 15-vjeçare.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

“Sot, në ora 01:00 të mëngjesit policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H ( F/K) e moshës 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare.Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje “”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika