Arrestohet 55-vjeçari në Gjilan për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e tetë tetorit ka arrestuar të dyshuarin 55-vjeçar me iniciale H.A. për armëmbajte pa leje dhe kanosje në Gjilan

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti në vazhdën e hetimit të një rastit “Kanosje”, me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A.

Policia ka njofuar se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën: një pushkë gjuetie me njëzet e pesë fishekë, një pushkë Karabin me shënjestër me 156 fishekë, një revole e llojit me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë.

“I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “Kanosje’’. I dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika