Arrestohet 72-vjeçari, ishte në kërkim për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

Një 72-vjeçar është arrestuar në Ferizaj. Ai ishte në kërkim në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale "Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme"

Ilustrim

Është arrestuar një 72-vjeçar në Ferizaj, i cili ishte në kërkim.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” me dënim burgimi prej katër ( 4 ) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Në njoftim thuhet se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika