Arrestohet Besim Zeqiri – “Kaça”, i dyshuar për kontrabandë të vazhdueshme në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar Besim Zeqirin, një person kyç në kontrabandën nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin i njohur me nofkën “Kaça”, i cili dyshohet se është një nga personat kryesor të kontrabandës nga Serbia në Kosovë, respektivisht në veri.

Kështu bëhet e ditur nga burimet e Portalit Dukagjini, të cilat mësojnë se ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, ku Zeqiri bashkë me katër serbë dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, për këtë çështje janë arrestuar edhe katër  serbë nga Policia e Kosovës në afërsi të Çeçevës së Zubin Potokut, nën dyshimin se të njëjtit merreshin me kontrabandë.

Një tjetër, sipas burimeve të Portalit Dukagjini, është akoma në kërkim dhe se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika