Të enjten e 3 shkurtit, Stacioni Policor në Istog, është informuar se në rrugën “2 Korriku” në Istog, nga një automjet (kombi), kanë dalur disa fëmijë për të kërkuar lëmoshë.
“Menjëherë rastit ju kanë pёrgjigjur njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, të cilët e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin: E.G. i lindur me 1992”, njofton Policia e Kosovës.
Policia njofton se i njëjti është intervistuar, dhe më pas është arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është e përfshirë në këtë vepër penale.
“Të dyshuarit i kanë detyruar fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë”, thuhet tutje në njoftim.
Mes tjerash njoftohet se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48-orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.