Arrestohet Donald Trump

Pas mbërritjes së tij në gjykatë, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tani është zyrtarisht nën arrest. I njëjti do të dalë në gjyq brenda orës së ardhshme në gjykatën e Manhatan-it

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është arrestuar.

Tashmë, CNN ka raportuar se Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.

Trump pritet të japë gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA-së.

Pas mbërritjes së tij në gjykatë, Donald Trump tani është zyrtarisht nën arrest dhe në paraburgim policor.

Ai është presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale, transmeton BBC. I njëjti do të dalë në gjyq brenda orës së ardhshme në gjykatën në Manhatan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika