Arrestohet drejtori i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, dyshohet për një kontratë afro 200 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftur se është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Policia njofton se i dyshuari është në cilësi të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Ai dyshohet se ka nënshkruar kontratë rreth realizimi të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199 mijë e 500 euro.

“Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018)”, thuhet në njoftim.

Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia.

Këtë të premte, i dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

Në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika