Arrestohet drejtori i KEK-ut

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale për "keqpërdorim të pozitës" dhe "autoritetit zyrtar", "ushtrim ndikimi" dhe "konflikt interesi", kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) (Ilustrim)

Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat qendrore të KEK-ut në Prishtinë dhe në dy banesa në pronësi të Nagip Krasniqit, ku sipas njoftimit nga Prokuroria, janë sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike si kompjuterë, celularë dhe një USB.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prishtinë, 19 prill 2023 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Konflikti i interesit” nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive, të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuterë, një (1) llaptop, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika