Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për plagosjen në ‘Kodrën e Trimave”

Pamje nga vendi i ngjarjes - Prishtinë, 21 nëntor 2024.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe i dyshuari tjetër për plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi në “Kodrën e Trimave” të enjten në Prishtinë.

Policia në raportin ditor bëri të ditur se i prangosuri u dërgua në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje pasdite në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se i plagosi dy të tjerë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar disa gëzhoja dhe një veturë me targa vendore.

Gjithashtu, lidhur me rastin në një lokacion tjetër është gjetur dhe është sekuestruar edhe një veturë me targa vendore e cila ishte e goditur nga plumbat.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika