Policia e Kosovës këtë të diel ka arrestuar edhe një person që dyshohet se e kishte ndihmuar Faton Hajrizin të arratisej nga burgu.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili ka thënë se i dyshuari është arrestuar në Mitrovicë.
“Po para gjysmë ore është arrestuar personi i dytë në Mitrovicë, që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës”, ka thënë Preteni për Dukagjinin.
Po ashtu, të shtunën, është arrestuar një person për të njëjtën vepër, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Arrestohet një person, dyshohet se ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset nga burgu i Smrekonicës