Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri

Policia e Kosovës ka arritur të arrestoi personin i cili dyshohet se i ka sulmuar gazetarët në komunën e Leposaviqit, javën e kaluar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gazetarëve javën e kaluar në komunën e Leposaviqit.

I dyshuari, sipas Policisë, është serb me inicialet U.V, “me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit”.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, javën e kaluar në Leposaviq ishin sulmuar rëndë gazetarët nga bandat kriminale. Disa kanë pësuar edhe lëndime, në mesin e tyre edhe gazetarja e RTV Dukagjinit, e cila është goditur me gurë në kokë, njërit ia kanë thyer krahun kurse një tjetër e kanë rrahur rëndë disa persona të maskuar.

Ndryshe, ky është arrestimi katërt brenda pak më shumë se një jave për sulmet që kanë ndodhur në veri.

Tre të arrestuarit tjerë ishin: Milun Milenkoviq – Llune, Nemanja Vllaskoviq, Dalibor Spasiq.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika