Arrestohet edhe një i dyshuar serb për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari serb me inicialet M.M për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, së bashku me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A

Politikani serb, Oliver Ivanoviq





Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të nacionalitetit serb me inicialet M.M., të mërkurën e 19 tetorit.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M., dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar, si dhe për pjesëmarrje aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale njoftohet se i arrestuari dyshohet edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, së bashku me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A.

“Po ashtu, i njëjti që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur Urdhërarrest në fuqi, dhe më datë 19.10.2022, në orët e mbrëmjes është arrestuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që procedura penale të vazhdojë pa pengesa.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika