Arrestohet edhe një person i dyshuar për grabitje të armatosura

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme ka arrestuar edhe një person i cili dyshohet për grabitje të armatosur si dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47

Foto ilustrim

Policia e Kosovës të mërkurëne 9 nëntorit ka arrestuar edhe një person të dyshuar për grabitje të armatosur.

“Sot rreth orës 17:00, nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, është arrestuar edhe një person i dyshuar për rastet e grabitjeve të armatosura të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh, si dhe është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47”, shkruhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri e cila ndërlidhet me rastet e grabitjeve të armatosura.

“Sot nga zyrtarë të njësitit të hetimeve të përgjithshme, është sekuestruar edhe një armë zjarri AK -47, e cila konform procedurave i është bashkëngjitur lëndës”.

Arma dyshohet të jetë përdorur në rastet e grabitjeve të ndodhura në periudhën korrik-shtator 2022, në pompa derivatesh.

Rasti është proceduar në organet kompetente për trajtim dhe hetuesit policorë janë duke vazhduar me mbledhjen e fakteve dhe provave që ndërlidhen me rastet e grabitjeve të armatosura.

Ndonëse rasti është proceduar në organet kompetente për trajtim, hetuesit policor po vazhdojnë mbledhjen e fakteve dhe provave që ndërlidhen me rastet e grabitjeve të armatosura për të cilat me datën 05.11.2022, u arrestua grupi i fundit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika