Arrestohet edhe një person për sulm ndaj gazetarit, Vullnet Krasniqi

Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulm ndaj gazetarit të gazetës "Nacionale", Vullnet Krasniqi, në protestën kundër festivalit "DokuFest" në Prizren

Policia e Kosovës të martën e 15 gushtit ka arrestuar edhe një person në Prizren për sulm ndaj gazetarit, Vullnet Krasniqi.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Po, dje me datë 15.08.2023, pas një pune hetimore, policia ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë edhe një të dyshuar lidhur me rastin e sulmit ndaj gazetarit. I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Bytyqi.

Ndryshe, më 11 gusht, ekipi i gazetës “Nacionale”, gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani Arbër Latifi, janë sulmuar në protestën e organizuar kundër festivalit “DokuFest” në Prizren.

Ndërsa, lidhur me rastin, në po të njëjtën ditë u arrestua i dyshuari A.K dhe i njëjti u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Kurse, më 14 gusht 2023, Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit A.K.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika