Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
I dyshuari është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.
- Lexoni edhe këtë: “Unë ta zgjidh këtë punë”, i kishte thënë nipi – dajës gjatë planifikimit për ekzekutimin e Liridona Ademajt
Bëhet e ditur se i dyshuari është 49-vjeçar, nga fshati Novosellë i Gjakovës, raporton gazeta Sinjali.
Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja, Liridona Ademaj.
- Lexoni edhe këtë: Dorasi “merret me gjithçka”, nipi ndërmjetësues ndërsa daja paguan 30 mijë euro për vrasjen e gruas
Rasti fillimisht u cilësua ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.
Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
(VIDEO) “Dy burra nai ka çu familja e Liridonës”, Baba i Naim Murselit thotë se u kërcënua