Arrestohet famëkeqi i drogës që ishte në listën e më të kërkuarve nga FBI

Famëkeqi i drogës i cili ishte në top listën e 10 personave më të kërkuar nga FBI, u arrestua gjatë një operacioni për kapjen e tij, gjë që përfundoi në tragjedi ku mbetën të vdekur 14 marinas

Rafael Caro Quintero

Bosi famëkeq i drogës i cili po kërkohej nga FBI, u arrestua gjatë ditës së premte të 15 korrikut, operacioni për arrestimin e tij përfundoi në tragjedi ku 14 marinas që ndihmuan në kapjen e tij u vranë në një përplasje me helikopter.

Rafael Caro Quintero, ishte emri i shumëkërkuar nga FBI, ai u arrestua nga disa marinas, ku u gjet i fshehur në një shkurre nga qeni i marinarëve në qytetin e San Simon, në shtetin veriperëndimor të Sinaloa, kështu është bërë e ditur përmes një deklarate nga Marina Meksikane.

I njohur si “narko i trafikantëve të drogës”, konsiderohej si themelues i kartelit Guadalajara i cili akauzohej për trafik të metamfetaminës, heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Helikopteri Black Hawk i Navy Meksikan u rrëzua në Los Mochis, Sinaloa pas operacionit për kapjen e tij, ku gjatë ditës së premte ende nuk dihej shkaku i rrëzimit të këtij helikopteri.

Por, trafikimi nuk është e vetmja arsye që Caro Quintero po kërkohej, ai poashtu kërkohej edhe nga autoritetet amerikane për rrëmbim dhe komplot për vrasjen e një agjenti special të Administratës së Zbatimit të Drogës, Enrique Camarena Salazar në vitin 1985, raporton CNN, përcjell Portali Dukagjini.

Camarena Salazar u rrëmbye, u torturua dhe u vra si hakmarrje për një bastisje në vitin 1984 në fermën e marihuanës prej 2,500 hektarësh e cila i përkiste Caro Quintero-s.

Quintero kaloi 28 vjet në burg të Meksikës, ai besohet të jetë rreth të 60-tave por, nuk dihet saktë mosha e tij.

Ekstradimi i Quintero-s po kërkohet nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland, në mënyrë që ai të gjykohet në sistemin e drejtësisë, për vrasjen e Camarena-s.

“Nuk ka vend për t’u fshehur për këdo që rrëmben, torturon dhe vret forcat amerikane të ligjit,” ka thënë Garland.

Përndryshe, në vitin 2018-të, autoritetet amerikane kishin shpallur një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për këdo që do e kapte Caro Quintero-n, famëkeqin e drogës.

Agjentët e Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA), kanë punuar për më shumë se 30 vjetë për të sjellur Quintero-n para drejtësisë, ku arrestimi i tij u cilësua si rezultat i viteve të gjakut dhe djersës.

14 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Meksikë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika