Arrestohet ferizajasi, dyshohet se e dha për borxh veturën që e mori nga dikush tjetër

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 13 janarit ka arrestuar një person të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së dikujt tjetër

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 13 janarit ka arrestuar një person të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë, dyshohet se SH.L., i moshës 36-vjeç, pasi kishte marrë në shërbim një veturë, ia ka dhënë atë në kompensim një personi tjetër për një borxh.

“Policët hetues pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, sot me datë 13.01.2023 rreth orës 13:00 kanë arrestuar personin SH.L ( M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim personit tjetër për një borgj, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika