Gazetarja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë mbajti një poster në dorë, gjë që ishte kundër luftës së Vladimir Putinit, në Ukrainë, ajo kishte thënë se ëshë e “pamundur të qëndrosh e heshtur”.
Ish-redaktorja e Channel One ishte shfaqur pas spikeres së lajmeve duke e mbajtur një tabelë, ku në të shkruante “Jo luftë”. Ovsyannikova kishte thënë për CNN, se ajo ishte e detyruar që të vepronte pasi shqetësohej për ushtarët rusë.
Më datë 22 mars Ovsyannikova ishte shpallur fajtore në gjykatën e qarkut në Moskë për organizimin e një “ngjarjeje publike të paautorizuar,” ajo kishte marrë një gjobë prej 280 dollarësh.
Kremlini veprimet e saj i kishte cilësuar si “huliganizëm” ku ai kishte thënë se është një vepër penale në Rusi.
Gjatë ditës së dielë Marina Ovsyannikova u arrestua në Moskë, këtë e ka bërë të ditur avokati i saj Dmitry Zakhvatov për CNN, përcjell Portali Dukagjini.
Sipas policisë ruse Ovsayannikova u ndalua për “veprime që synojnë diskreditimin e ushtrisë rusë” si pasojë e një deklarate që e ka postuar ajo gjatë ditës së mërkurë.