Policia e Kosovës njofton se në Gjilan është arrestuar një grua me probleme psikike, që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
“Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara me vendim prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan”, njofton Policia.
“Gjilan 09.06.2023 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psikike për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara me vendim prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.