Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili ishte i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale organizim dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, dhe kërkohej më urdhëresë të Gjykatës në Han të Elezit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se i ndaluari është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Më datën 18.11.2024 rreth orës 14:00, policët e stacionit në Han të Elezit kanë ndaluar personin Z. B (M/K), i moshës 40 vjeçar , i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre ( 3) vite. Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.