Arrestohet i dyshuari i dytë për “ngacmim seksual” ndaj të miturave në Istog

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për rastin e ngacmimit seksual ndajdy të mituarve në komunën e Istogut

Ilustrim

Është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për rastin e ngacmimit seksual ndaj dy të miturave në komunën e Istogut.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një komunikate për media, ku thuhet se për rastin në fjalë është arrestuar edhe një person i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran – Istog dy persona kanë tentuar që t’i mashtrojnë dhe t’i fusin në një veturë dy femra (të mitura), por viktimat kishin arritur që të largoheshin nga aty. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ka kontaktuar me viktimat, të cilat janë intervistuar në prezencën e prindërve, punëtorit të QPS dhe avokatit”.

“Policia menjëherë ka arritur që ta arrestojë njërin nga të dyshuarit e rastit, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, përmes një komunikate, ka dhënë detaje në lidhje me rastet e dhunimit të raportuara në Klinë e Istog.

Aty thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, janë ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

Në të dyja rastet, sipas prokurorisë, viktimat janë të mitura.

Sipas komunikatës, i dyshuari F.SH, i cili është i moshës së mitur në Komunën e Klinës, e ka dhunuar një vajzë, e cila po ashtu, është e moshës minore.

Prokuroria e Pejës, të hënën, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të këtij qyteti.

“Në rastin e parë, Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në rastin e dytë, në komunën e Istogut, i pandehuri M.Z, dyshohet se po ashtu e ka dhunuar një vajzë të mitur.

Edhe për këtë rast, Prokuroria e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tij.

“Ndërsa në rastin e dytë, me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar. Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do të bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këto çështje, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se do t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ndriçuar rrethanat e këtyre veprave penale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika