Arrestohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për vrasjen e rëndë në Skenderaj këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit, i dyshuari B.I., 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërsa, i dyshuari i parë u arrestua disa orë më herët.

Policia kishte kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë nga kalibri tjetër.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konfiskuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Të fundit nga rubrika