Arrestohet i dyshuari i grupit “AlbKings” që shpërndante fotografitë intime në “Telegram”

Një grup prej afro 200 mijë personash të quajtur “AlbKings” postonin imazhe të vajzave pa lejen e tyre. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar i dyshuari i këtij grupi

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime.

Në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të ditës së martë është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së, derisa  në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Një grup prej afro 200,000 personash të quajtur “AlbKings“ në rrjetin social Telegram , ku privatësia e vajzave cenohej në mënyrë të tmerrshme, ishte mbyllur muajin e kaluar.

Në këtë grup, përveç publikimit të imazheve të vajzave mbi 18 vjeç pa lejen e tyre, gjinia mashkullore publikonte edhe imazhe gjatë akteve seksuale me to, ku vërehej se në shumicën e rasteve ato filmoheshin pa dijeninë e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika