Arrestohet i dyshuari i tretë për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Pamje nga grabitja në një dyqan argjendarie në Suharekë.

Është arrestuar i dyshuari i tretë për rastin e grabitjes se një argjendarie në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic dhe një tjetër u lëndua.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë së shtunës, yshohet se janë përfshirë në ndihmë të kryerjes së veprës penale të grabitjes në Suharekë.

Kujtojmë, se mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika