Arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë, keqpërdori besimin brenda një kompanie

Dyshohet se keqpërdori besimin brenda një kompanie dhe arriti të përvetësoj një shumë parash, Policia e Kosovës njofton se hetuesit policor të Fushë Kosovës kanë arrestuar të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë të Fushë-Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar, ndaj të cilit janë ngritur dyshimet se ka keqpërdorur besimin brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësojë një shumë parash.

Ky rast është denoncuar dje në polici.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve, ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave”, njofton Policia e Kosovës.

Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika