Arrestohet i dyshuari në Leposaviq, i konfiskohen rreth 450 kg qese plastike në vlerë rreth 600 euro

Të premten e 7 prillit është arrestuar i dyshuari për kontrabandë me mallra dhe kalim të paautorizuar të kufirit në Leposaviq

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për kontrabandë me mallra dhe kalim të paautorizuar të kufirit në Leposaviq, të premten e 7 prillit.

“Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lart-cekura”, njofton Policia.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturë të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 450 kg qese plastike në vlerë rreth 600 euro.

“Në konsultim me prokurorin, malli i sekuestruar dërgohet në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në proces hetimor”, thuhet tutje në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika