Arrestohet i dyshuari për 18 vjedhje të rënda në Malishevë, prokurori i rastit jep detaje

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës me Prokurorinë e Shtetit ka rezultuar me arrestimin e një personi që dyshohet për të paktën 18 raste të vjedhjes së rëndë vetëm në Malishevë

Uniforma e policisë së Kosovës

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës me Prokurorinë e Shtetit ka rezultuar me arrestimin e një personi që dyshohet për të paktën 18 raste të vjedhjes së rëndë vetëm në Malishevë.

Rastin e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Kastriot Memaj.

“Pas një punë hetimore të gjatë, prokuroria në koordinim me policinë ka zhvilluar një bastisje që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit për 18 raste të vjedhjes së rëndë vetëm në Malishevë, si dhe shumë raste të tjera në Gjakovë”, tha prokurori Memaj për KALLXO.com.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria pritet të parashtrojë kërkesë për masën e paraburgimit.

Prokurori Memaj ka thënë se do të vazhdohet me punën hetimore, me qëllim të identifikimit edhe të bashkëkryerësve tjerë për disa raste penale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika