Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e 8 shkurtit ka humbur jetën një person në një aksident trafiku në Drenas.
Viktima kishte humbur jetën në vendngjarje, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar shoferi tjetër, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin.
“Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.