Arrestohet i dyshuari për grabitjen në institucionin mikrofinanciar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, me inicialet D.G nën dyshimin për grabitjen e armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” dje në Prishtinë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, me inicialet D.G nën dyshimin për grabitjen e armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren.

“Në vazhdimësi të veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur”, thuhet në njoftim.

“Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si: -para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”.

Gjatë të enjtës së 4 majit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin të armës në një institucion mikrofinanciar.

Rastin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika