Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një të dyshuar për grisjen e librit të shenjtë të Islamit, Kuranin, në Prizren.
Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ndaj të dyshuarit, është iniciuar një rast për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.