Arrestohet i dyshuari për hedhje të sprejit në lokal, 9 persona marrin tretman mjekësor

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka hedhur një lloj të sprejit në një lokal në Gjilan, ku si pasojë nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për hedhje të sprejit në një lokal në Gjilan. Si pasojë e hedhjes së sprejit, nëntë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të Policisë, personat që kërkuar tretman mjekësor kishin vështirësi me frymëmarrje.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Nëntë viktimat janë liruar në shtëpi pas trajtimit mjekësor.

“Trajtim mjekësor kanë kërkuar nëntë viktimat meshkuj kosovarë pasi në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndihet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, ka njoftuar Policia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika