Është arrestuar personi i dyshuar për përfshirjen në aksident trafiku i cili rezultoi të jetë fatal për një këmbësor.
“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ishte ndalur fare.
Këtë për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.