Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj dy shofereve gra në Prishtinë

Rreth orës 13:00, në rrugën "Sylejman Vokshi" në Prishtinë, raportohet një rast sulmi, ku dyshohet se i dyshuari ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura. Policisë ka arrestuar të dyshuarin, i cili është kapur në qytetin e Pejës në orët e pasdites

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 13:00 është raportuar për një rast sulmi, të ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka njoftuar se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat fillestare dyshohet që i dyshuar ka shkaktuar dy aksidente trafiku dhe më pas ka sulmuar vozitësit e veturave të aksidentura.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 Një burrë përdorë dhunë ndaj një gruaje dhe kërcënon një tjetër në një parking në Prishtinë

I dyshuari tashmë është arrestuar në orët e pasdites në qytetin e Pejës.

Ndërkohë që policia po punon në mënyrë aktive për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm’ dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika