Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Drenas, e goditi me veturë viktimën

Pamje nga qyteti i Drenasit

Një person është arrestuar në komunën e Drenasit, i dyshuar për tentim vrasje ndaj një burri tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari e ka goditur me veturë viktimën, teksa bëhet e ditur se deri te ky incident ka ardhur për një mosmarrëveshje të mëparshme që kishin dy personat.

Viktima, sipas policisë, është dërguar për trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte goditur qëllimisht me veturë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas viktimës, incidenti ka ndodhur për shkak të disa mosmarrëveshjeve të mëparshme që kishte me të dyshuarin. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika