Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj pas një konflikti për pronë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar me inicialet Sh.K., për tentim vrasje pas një konflikti për pronë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është ndaluar nën dyshimin për tentim vrasjeje pas një konflikti për pronë në fshatin Dubravë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, i dyshuari i është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, thuhet do të ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika