Është arrestuar i dyshuari në Pejë, që ka sulmuar fizikisht nënën e tij, në shtëpinë tij.
Siç njofton policia, viktima si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.