Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht u.d. të drejtorit të minierës në Stan Tërg

Është arrestuar i dyshuari që kishte sulmuar fizikisht dje u.d. të drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin fizik ndaj u.d. të drejtorit të minierës së Stan Tërgut.

Në raportin e saj 24-orësh, policia njofton se e ka arrestuar të dyshuarin, pasi për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Stantërg 09.11.2023-11:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti, për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Dje është sulmuar fizikisht në zyrën e tij të punës ushtruesi i detyrës i drejtorit të minierës në Stan Tërg, Bahri Karaqa.

Lexo dhe: Sulmohet fizikisht u.d. i drejtori i minierës në Stan Tërg

Lajmin për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar vetë ai.

“Po, është ardhë më ka sulmuar një në zyre papritmas, m’i ka dhënë do grushte në kokë. Ai është një punëtor i Trepçës. Aktualisht jam në ambulant”, kishte thënë Karaqa.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika