Arrestohet i dyshuari serb për kanosje në dy raste në Leposaviq

Një i dyshuar serb, 42 vjeçar është arrestuar në lidhje me dy raste të kanosjes në Leposaviq

Policia e Kosovës monitoron objektin e Komunës së Leposaviqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me dy raste të ndara të kanosjes ndaj dy viktimave në komunën e Leposaviqit.

Në rastin e parë, një vajzë kosovare-serbe kishte denoncuar më datë 26 maj se ishte e kërcënuar nga persona meshkuj serbë të Kosovës.

Ajo gjithashtu kishte raportuar se i dyshuari i kishte dërguar një mesazh kërcënues dhe kishte parë persona të maskuar duke lëvizur në zonën ku ajo jetonte, duke mbajtur gurë në duar.

Në rastin e dytë, një djalë kosovar-serb kishte raportuar më datë 5 qershor se ishte kanosur me fjalë kërcënuese nëpërmjet telefonit nga një person i dyshuar kosovar-serb.

Të dyshuarit për këto raste janë identifikuar dhe është arrestuar B.DJ., një mashkull kosovar-serb i lindur në vitin 1981.

“Lidhur me rastet është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari B.DJ., (1981), mashkull kosovar serb ndaj të cilit të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës, siç ka njoftuar, “mbetet e përkushtuar të hetoj të gjitha aktet kriminale dhe të parandaloj shfaqjen e dhunës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika