Arrestohet i dyshuari tjetër për shpërthimin me granatë dore në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin e dytë në lidhje me shpërthimin me granatë dore në Prizren. i dyshuari ishte në kërkim dhe ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë në lidhje me shpërthimin me granatë dore në Prizren.

I dyshuari ishte në kërkim të Policisë, dhe ndaj tij është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Me datën 27.11.2023 hetues policorë nga sektori rajonale i hetimeve Prizren, përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë, ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI, i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan, ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim” njofton Policia e Kosovës.

Më datë 22 nëntor 2023, rreth orës 04:50, Policia ka marrë informacione për një ngjarje ku disa persona janë lënduar nga një mjet shpërthyes (lloji i panjohur aktualisht) te tregu i kafshëve në Prizren.

Sipas policisë, fillimisht u dhanë informacione për tre persona të dyshuar, por me zhvillimin e hetimeve, janë identifikuar dy persona si kryes të veprës penale.

Një ditë më pas, më 23 nëntor, Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Remzi Murtezin, njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren, ku mbetën të lënduar 10 persona.

Sipas Prokurorisë, rreth orës 4:50, në Prizren, në lagjen “Arbana”, saktësisht në tregun e kafshëve, i cili gjendet në rrugën “Tranziti i vjetër”, të dyshuarit Remzi Murtezi dhe Xhevdet Selimi, me dashje dhe të vetëdijshëm për veprimet e tyre dhe për pasojën, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarit A.S., B.S., B.P., N.B., M.B., F.S., B.V., A.M., F.S. dhe B.S. pasi që fillimisht fjalosen, për një moment të dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), i cili kishte fuqinë e përhapjes së pakontrolluar.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, 10 persona pësojnë lëndime. Prej tyre M.B., F.S., B.V. dhe B.S. janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK -Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit A.S., B.P., N.B., F.S., B.S., A.M., pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar për në shtëpi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika