Arrestohet i mituri, dyshohet se theri me thikë një të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar dhe i është konfiskuar thika një të mituri, pasi dyshohet se ka therur një të mitur, i cili ka pranuar tretman mjekësor

Policia e Kosovës

Një i mitur është arrestuar nga policia në Mitrovicë, pasi dyshohet se aksidentalisht e ka therur me thikë një të mitur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Ndërsa, është theksuar se të dyshuarit i është konfiskuar mjeti (thikë), të cilën e kishte përdorur në këtë rast.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

“Viktima mashkull kosovar, i mitur, ka pranuar tretman mjekësor, pasi sipas tij, aksidentalisht ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar,  i mitur. I dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika