Arrestohet ish-komandant Remin nga Dhomat e Specializuara

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, është shoqëruar nga pjesëtarët e EULEX-it. Sipas familjarëve të Remit shoqërimi i tij ka të bëjë me ofrimin e dëshmive shtesë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës

Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, është shoqëruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës pak çaste më parë.

Sipas familjarëve të ish-komandant Remit, për RTV Dukagjini kanë thënë se ai është shoqëruar nga EULEX-i, por nuk dihen saktë arsyet, por se dyshojnë se ka të bëjë me dëshmitë shtesë në procesin që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.

Dy muaj më parë, Rrrustem Mustafa kishte përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Remi pati thënë se për të ka qenë shumë e rëndë ndjesia të ketë përballë bashkëluftëtarët e tij me akuza të padrejta. Asnjë shpifje ndaj UÇK-së, nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi kishte deklaruar ai.

Remi është dëshmitari i parë që ka dalë publikisht në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

 

Lajmi në përditësim…

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika