Arrestohet ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, po paraqitej në gjykatë, në lidhje me disa akuza për korrupsion, të cilat vetë ai thotë se janë të motivuara politikisht

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, u arrestua nga oficerë paraushtarakë jashtë Gjykatës së Lartë në kryeqytetin Islamabad.

Khan po paraqitej në gjykatë, në lidhje me disa akuza për korrupsion, të cilat vetë ai thotë se janë të motivuara politikisht.

Sipas disa raporteve, ai u arrestua nga forcat paraushtarake pasi hyri në kompleksin e gjykatës.

Arrestimi vjen pasi Khan akuzoi një gjeneral të lartë të ushtrisë më 7 maj, për përfshirje në një tentativë për vrasjen e tij, vitin e kaluar.

Të hënën, ushtria e paralajmëroi atë që të mos bëjë “akuza të pabaza”.

Kahn është rrëzuar nga posti i kryeministrit në prill të vitit të kaluar, dhe që atëherë ka bërë fushatë për zgjedhje të parakohshme.

Dhjetëra raste janë ngritur kundër tij prej se ka rënë nga pushteti.

Nëntorin e kaluar, ai i ka mbijetuar një sulmi me armë, derisa po merrte pjesë në një marshim protestues./REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika