Arrestohet ish-polici Dejan Pantiq në Jarinjë, strukturat kriminale dhe paralele vendosin barrikada

Pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, strukturat kriminale kanë filluar të grumbullohen dhe të vendosin barrikada në rrugët e ndryshme të veriut të Kosovës





Policia e Kosovës e ka arrestuar serbin Dejan Pantiq, i cili kishte qenë pjesëtar i policisë. Arrestimi i tij ka ndodhur të shtunën e 10 dhjetorit (sot) në Jarinje, ndërsa strukturat paralel dhe kriminale të serbëve nga veriu i Kosovës po grumbullohen dhe po vendosin barrikada në terren.

Siç raportojnë gazetarët e Kosova Online nga Leposaviqi dhe Mitrovica Veriore, serbët nuk duan të lejojnë që të arrestuarit të dërgohen në Prishtinë.

Një numër i madh i tyre janë mbledhur në hyrje dhe dalje të Leposaviqit, si dhe disa qindra të tjerë janë mbledhur edhe në Rudar afër Zveçanit, afër kryqit, si dhe në Srbovc.

Siç bëjnë të ditura edhe burimet e RTV Dukagjinit, Pantiq, i cili së fundi është larguar nga Policia e Kosovës me daljen e serbëve nga institucionet, është arrestuar sot në vendkalimin kufitar teksa po kthehej në drejtim të Rashkës dhe në momentin e arrestimit ka qenë me gruan e tij.

Sipas gazetarëve nga terreni, numri i të grumbulluarëve po rritet nga momenti në moment.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika