Këngëtari amerikan, Justin Timberlake, është arrestuar pasi dyshohet për drejtimin e veturës në gjendje të dehur në Long Island të New York-ut, raporton BBC.
Timberlake pritet të gjykohet më vonë të martën në Sag Harbor, në skajin lindor të Long Island.
Përfaqësuesit e Timberlake nuk e kanë komentuar rastin deri më tani.