Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, si të dyshuar për mospërfilljen e urdhërave të zyrtarëve policor në Rahovec.
Sipas raportit ditor thuhet se drejtuesi dhe tre persona të tjerë i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policor, pasi që ata ishin në traktor dhe nuk janë larguar nga trafiku.
“Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një mjet bujqësor ( traktor) të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Nga i njëjti patrulla ka kërkuar që mjeti me rimorkio të largohet nga trafiku, mirëpo drejtuesi me tre të dyshuar të tjerë duke mos respektuar urdhrat i kanë kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin ditor të PK-së.