Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar që ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje”, të kryer në Oslo më 07 tetor 2021.
“Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit, të njëjtit i është gjetur një armë zjarri, si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera, të cilat me gjasë janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se ndaj personit të arrestuar do t’i vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.